Lajmet e fundit

Ai theksoi se vendimi përfundimtar i takon Këshilli Drejtues të subjektit politik pjesë e të cilit është.
"Është thënë, është përmend, formalizimin e fundit e bën Këshilli Drejtues i Aleancës. Ne kemi hyrë në një proces, por duhet me prit formalizimin, është korrekte prej meje. Ekziston një bindje gogja e gjerë se duhet me qenë kështu, formalizimi bëhet në organet e Aleancës, që është Këshilli Drejtues". Gjini foli gjithashtu për zgjedhjet e brendshme në parti, duke bërë të ditur se ka shpallur kandidaturën për të udhëhequr AAK-në. “I kemi nis zgjedhjet e brendshme në Aleancë dhe unë e kam shpall kandidaturën, për shkak të vendimeve të fundit dhe për shkak të zgjedhjeve të mundshme, këshilli i Përgjithshëm ka marrë vendim me pezulluar procesin e zgjedhjeve, për shkak se nuk mund t’i kemi dy”. “Gjasat janë reale, por prapë duhet me pasë kujdes dhe me prit derisa të ndodh formalisht”, shtoi ai më tutje kur u pyet rreth kandiditimit për postin e kryeministrit nga radhët e kësaj partie. https://www.youtube.com/watch?v=fNW97_sjdO4