Lajmet e fundit

Sipas një hulumtimi të fundit britanik, rezulton se kanceri ovarial nuk fillon nga vezoret.
Studimi ka konfirmuar pretendimet se sëmundja vdekjeprurëse fillon nga tubat fallopiane (tubat uterine), njofton Klan Kosova.
Zbulimi në të njëjtën kohë i jep studiuesve shpresë për zhvillimin e metodave më të mira për parandalimin e kësaj sëmundjeje dhe nxjerr në pah realitetin alarmues që shumë pak dihet për sëmundjen.
Kanceri i ovarian apo i vezoreve është quajtur "vrasës i heshtur" sepse nuk ka një mënyrë efektive për ta kontrolluar atë dhe është diagnostikuar përgjithësisht në fazat e mëvonshme, njofton Klan Kosova.