Lajmet e fundit

Të diagnostifikohesh me kancer është tani më e shpeshtë se sa të martohesh apo të kesh fëmijë, zbulojnë statistikat.
Në Britani të Madhe pati 361 mijë e 216 diagnostifikime me kancer më 2014 krahas 289 mijë e 841 martesave dhe 271 mijë lindjeve për nënat e para.
Kanceri është gati po aq i shpeshtë sa diplomimet nga universiteti.
Këto statistika janë mbledhur nga Macmillan që tregojnë se sa shumë njerëz nga publiku nuk janë të përgatitur për diagnostifikimin e kancerit.
Hulumtimet e ndara gjetën që shumica e të rriturve sëmuren nga kjo sëmundje në kohën më të mirë të jetës, [para se t’i bëjnë 65 vjet.
Shefja ekzekutive e Macmillan Cancer Support, Lynda Thomas tha që “të të tregojnë se ke kancer e ndryshon jetën tuaj, dhe i lë njerëzit të mendojnë sikur janë futur në të paditurën, të papërgatitur dhe të hutuar”.