Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Melanie Joly, njoftoi sot se vendi po vendos sanksione të reja në përgjigje të konfliktit në Sudan.
“Kanadaja po vendos sanksione ndaj gjashtë individëve dhe subjekteve për minimin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Sudan. Ata të sanksionuar janë të lidhur me SAF ose RSF, palët kryesore në konfliktin në vazhdim”, tha ministria e Jashtme e Kanadasë në një deklaratë, transmeton Klankosova.tv.