Kanadaja njoftoi të mërkurën se ka autorizuar vaksinën Pfizer/BioNTech COVID-19 për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.
Kompania Pfizer ka treguar se rezultatet e provave klinike të vaksinës Covid-19 të Pfizer/BioNTech treguan se efikasiteti i tij është 100% dhe tolerohet mirë tek të rinjtë e moshës 12 deri në 15 vjeç, raporton CNN, përcjell Klan Kosova.
"Efektet anësore më të zakonshme të raportuara ishin të përkohshme dhe të lehta, si një krah i lënduar, dridhje ose ethe", tha Dr. Supriya Sharma, këshilltari kryesor mjekësor i Ministrisë të Shëndetit në Kanada.
Ndërsa vaksinimi në Kanada po rritet, furnizimi mbetet i ulët dhe fëmijët në këtë grupmoshë nuk do të vaksinohen të paktën për disa javë.
Udhëzimet e mëtejshme se kur dhe si të fillojë shpërndarja e vaksinës tek fëmijët do të përcaktohet nga Agjencia e Shëndetit Publik të Kanadasë dhe provincave dhe territoreve individuale.
Ndërkohë në SH.B.A., Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) është gati të autorizojë vaksinën e koronavirusit të Pfizer/BioNTech në fëmijë dhe adoleshentë të moshës 12 deri në 15 deri në fillim të javës së ardhshme, këtë e bëri të ditur një zyrtar i qeverisë federale në SHBA për CNN.
●●●
NSHKRIMI NGA
N.Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek rajoni dhe bota dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.