Policia mbretërore e Kanadasë, do t’ua lejojë grave myslimane që shërbejnë si oficere që të bartin ferexhetë në uniformën e tyre, raporton Al Jazeera, transmeton Klan Kosova.
Ky vendim ka ardhur pasi qeveria kanadeze, është e interesuar që ta shfaqë diversitetin brenda komuniteteve që jetojnë në Kanada.
“Komisioneri i Policisë Mbretërore të Kanadasë, së fundmi e ka aprovuar këtë shtesë në uniformën e policisë”, ka thënë thënë nga Ministria e Sigurisë Publike.
Kjo politikë në Kanada, është vendosur edhe pse ende asnjë oficere myslimane, nuk ka kërkuar që të mbajë ferexhe në uniformë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.