Kampionët e Shqipërisë, do të jenë të enjten nikoqirë të Vikingurit të Islandës, në ndeshjen kthyese të UECL-së që zhvillohet në "Elbasan Arena".
Duelin e parë në Reykjavik, Egnatia e fitoi me rezultat 1-0 dhe tani i duhet vetëm të mos e humbas takimin dhe të kalojë në rrethin e tretë kualifikues të Konferencës Evropiane, raporton klankosova.tv.
Deri tani në këtë fazë janë kualifikuar edhe Ballkani e Drita nga Kosova si dhe Deçiqi i Tuzit.
Rrogozhinasit nëse e kalojnë këtë kundërshtar, biletën për PlayOff do ta kërkojnë ndaj kampionëve të Estonisë, Flora Tallin, njofton klankosova.tv
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.