Lajmet e fundit

Olivier Giroud, e ka tundur dy herë golin kundër Australisë.
Me këtë rast, Giroud e ka arritur edhe një sukses.
Ai është barazuar me legjenden, Thierri Henry.
Tani të dy i kanë nga 51 gola për Francën.
21:37 - Franca e shënon edhe golin e katërt (VIDEO)
Franca ka arritur që ta shënojë edhe golin e katërt në përballjen me Australinë.
Rezultati aktualisht është 4:1, dhe edhe njëherë në skenë doli Olivier Giroud.
Ai shënoi gol me kokë.
21:30 - Mbappe ngrit epërsinë e "gjelave"GOAAALLL!
Giroud makes it 4! ?? France 4-1 Australia ??#FIFAWorldCup pic.twitter.com/bQHEPAHxDG — DEAN FOOTBALL⚽ (@DEANFOOTBALL1) November 22, 2022
Kylian Mbappe e ka ngritur epërsinë e Francës.
Mbappe realizoi në minutën e 68-të.
Asistues në gol ishte Ousmane Dembele.
20:32 - Franca në epërsi kundër Australisë, shënon Giroud
Kampioni në fuqi ka kaluar në epërsi kundër Australisë.
Golin e epërsisë e ka realizuar Olivier Giroud.
Franca e ka barazuar rezultatin në 1:1 kundër Australisë. Golin e barazimit e realizoi Adrien Rabiot. Ai realizoi me kokë pas asistimit të Theo Hernandez.GOAL | France 2-1 Australia (Giroud) pic.twitter.com/DnzaRFKy56
— Fast GøaIs ??? (@iF29s) November 22, 2022
20:09 - Australia kalon në epërsi ndaj FrancësRabiot scores for France ?
The 1st Juve player to score in this World Cuppic.twitter.com/snVIypILJO — Juve Canal (@juve_canal) November 22, 2022
Australia ka kaluar në epërsi kundër Francës.
Golin e epërsisë e realizoi, Craig Goodwin.
Goodwin shënoi në minutën e 9-të
20:00 - Nis ndeshja Francë - Australi
Ka nisur ndeshja Francë - Australi.
Kjo lojë po luhet në kuadër të grupit D dhe është e vlefshme për Kampionatin Botëror "Qatar 2022".
Kur ishin ballafaquar për herë të fundit Franca dhe Australia?
Franca dhe Austalia, herën e fundit ishin ballafaquar në vitin 2018-të.
Ndeshja ishte luajtur më 16 qershor në kuadër të Grupit C, në Kampionatin Botëror.
Francezët kishin triumfuar me rezultat 2:1.
Franca - Australia, formacionet zyrtare
Me fillim nga ora 20:00, Franca do ta zhvillojë ndeshjen e parë të Kampionatit Botëror "Qatar 2022".
Skuadra e Didier Deschamps, do të luajë kundër Australisë në kuadër të Grupit G.
Të dy trajnerët i kanë publikuar edhe 11-shet me të cilat do të paraqiten në fushë.
Franca (4-1-2-3): Lloris; Hernandez, Upamecano, Konate, Pavard; Tchouameni; Rabiot, Griezmann; Mbappe, Giroud, Dembele
Australia (4-1-2-3): Ryan; Atkinson, Souttar, Rowles, Behich; Mooy; McGree, Irvine; Leckie, Duke, Goodwin