Manchester City është kualifikuar në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke mposhtur Copenhagen me rezultat 6-2 nga dy ndeshjet.
Qytetarët njëjtë si në takimin e parë edhe në ndeshjen e kthimit triumfuan me rezultat 3-1.
Serinë e golave e nisi Manuel Akanji në minutën e 5’, teksa vetëm katër minuta ëm vonë Julian Alvarez e shënoi golin e dytë.
Copenhagen e ngushtoi epërsinë me anë të Mohamed Elyoounoussi, në minutën e 29’.
Megjithatë Qytetarët e ngritën sërish epërsinë prej dy golave pa u mbyllur pjesa e parë, me anë të Erling Haaland.
Pjesa e dytë nuk prodhoi më gola dhe në fund ndeshja u mbyll në favor të Cityt, që është kampioni në fuqi i kësaj gare. /Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.