25.01.2016 · përditësuar para 3842 dite1 min lexim
Wesly Sneijder ka realizuar një foto të mrekullueshme duke vendosur brenda trofeut të Ligës së Kampionëve djalin e tij tre muajsh.
Fëmija duket i qeshur në trofeun që as idenë nuk e ka sa i çmueshëm është dhe me sa mund babi i tij e fitoi në vitin 2010 me Interin.
“Jam shumë krenar me ty djali im. Inshallah një ditë do ta mbash edhe ti në duar këtë kupë, siç unë bëra njëherë”, ka shkruar Sneijder në Instagram, njofton Klan Kosova.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.