Kampioni i Kosovës e ka gjetur golin në stadiumin "Inver Park" të Larnes, me anë të Walid Hamidit nga penalltia, në fund të pjesës së parë.
Tani gjithçka barazohet, pasi ndeshjen e parë Ballkani e kishte humbur 1-0 në "Fadil Vokrri" të Prishtinës.
Në rast se "Xhebrailat" e kalojnë këtë kundërshtar, në Play-Off të Konferencës së Evropës, do të takohen me Lincoln Red Imps të Gjibraltarit, njofton Klankosova.tv.
Edhe vitin e kaluar suharekasit u takuan me të dy këta kundërshtarë, duke i mposhtur brenda dhe jashtë vendit.
Që nga pjesmarrja e parë në kualifikimet e Ligës së Konferencës evropiane, Ballkani nuk është eliminuar asnjëherë, duke shkuar në fazën e grupeve për dy vjet rresht.
●●●
KRSHKRIMI NGA
kushtrim reshitaj
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.