Lajmet e fundit

Ylli i Liverpool, Philippe Coutinho është cak i skuadrave të mëdha Barcelona - kampion i Spanjës dhe Paris Saint-Germain - kampion i Francës për një transferim sensacional gjatë verës.
Sipas raportimeve, Coutinho ka qenë në mbikëqyrje të kampionit të Francës, ku dhe ka krijuar kontakte me 23 vjeçarin.
Në anën tjetër është ylli i Barcelonës, Neymar i cili dëshiron që në Camp Nou ta sjell bashkëkombësin e tij.
Coutinho tash është në udhëtim me Brazilin në Copa America dhe ka luajtur në barazimin 0:0 kundër Kolumbisë.
Shuma që ka ofruar PSG për të është bërë e ditur, e ajo është 25 milionë funta, transmeton Klan Kosova.