Lajmet e fundit

Dyzet e dy profesionistë të kujdesit ndaj pemëve nga Kanadaja dhe SHBA, konkuruan në Kampionatin Amerikan për ngjitjen në pemë të dielën, në Kolorado.
Konkurrentët për të i treguar aftësitë e tyre profesionale në këtë kampionat, u vërsulën nën hijet e pemëve për të u ngjitur lartë në 24 metra mbi tokë në parkun Thompson në Longmont, transmeton Klan Kosova.
Fituesit e këtij kampionati të vacant, pritet të marrin mirënjohje apo të fitojnë një vend në garën e ardhshme ndërkombëtare të një kampionati të tillë në Teksas.
Kështu edhe publiku ishte aç entuziastë, sa që secili brohoraste në emrin e të preferuarit të tij, e një nga ta ishte Mark Chisholm nga New Jersey, i cili kaloi pothuajse një orë e gjysmë në pemë.
Megjithatë gjithcka shkoi për mrekulli, transmeton Klan Kosova, duke bërë kështu që në fund Marilou Dessault nga Quebec të kryesojë nga konkurrenca e femrave dhe fitues të dali Miguel Pastenes nga Teskasi nga ana e gjinisë së kundërt.
Shoqëria Ndërkombëtare e pemëtarisë, tha se konkursi është projektuar për të shfaqur aftësitë e nevojshme për profesionistët të cilët kujdesen për pemët, transmeton Klan Kosova.