Sot në Istog po mbahet Kampionati i Lojës me Kapuça, i organizuar nga Klubi Alpin Podguri.
Ky kampionat shënon edicionin e gjashtë të kësaj loje tradicionale, e cila vazhdon të ruajë dhe promovojë trashëgiminë kulturore shqiptare.
Hapja e kampionatit është shoqëruar me meloditë e instrumenteve tradicionale, këngë dhe valle popullore, duke krijuar një atmosferë festive për pjesëmarrësit dhe të pranishmit.
Në këtë aktivitet po marrin pjesë ekipe nga e gjithë Kosova, përfshirë disa nga ekipet më të mira, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.