Lajmet e fundit

Kush lexon libra gjatë udhëtimit me transport publik, nuk ka nevojë të paguajë.
Kështu së paku, ishte prej 4 deri më 7 korrik të këtij viti, në Cluj- Napoca në Rumani.
Kjo është bërë për t’i inkurajuar njerëzit që të lexojnë sa më shumë, transmeton Klan Kosova.
Këtë kampanjë e ka inicuar Victor Miron, një i ri nga Rumania dhe kjo nuk është e vetmja fushatë ku ai me shokët e tij, mundohet që t’i bindë të tjerët për të lexuar libra.
Tashmë pas fushatës për lirimin nga pagesa në transportin publik, ata kanë krijuar kampanjën “Bookface”.
Në këtë kampanjë, krejt çfarë duhet të bëjnë është që te bëjnë një foto me një libër në fytyrë, dhe ata do të marrin zbritje në shumë vende.
Një kampanjë e tillë ishte edhe me 23 prill në Ditën Ndërkombëtare të Librit, ku të gjithë ata që kishin një libër kishin mundësi që ta vizitonin pa asnjë dyshk kopshtin botanik.