Lajmet e fundit

Një fotosesion i ri po mundohet që të tregojë se bukuria e femrës nuk ka të bëjë aspak me fizikun.
WhatMakesMeBeautiful është një kampanjë e re nga Project Heal, një organizatë jo fitimprurëse që po mundohet të gjej fonde për edukimin e njerëzve që vuajnë nga çrregullimet në ushqim dhe që nuk kanë mundësi që të trajtohen.
Kjo kampanjë shoqërohet së bashku me 14 fotografi të grave dhe mundohen që të tregojnë bukurinë që ka secila prej tyre, transmeton Klan Kosova.
Të gjitha këto gra, për veten e tyre nuk kanë emëruar atributet fizike – mirëpo secila prej tyre ka emëruar diçka që është përtej pamjes.
“Bukuria e vërtetë nuk ka të bëjë me madhësinë ose ngjyrën e lëkurës”.
“Çdo ditë njerëzit ballafaqohen me pamje të trupave perfekte, që nuk reflektojnë diversitetin e shoqërisë në të cilën jetojmë”.
“Ne duhet t’i ndihmojmë njerëzve që të kuptojnë se vlerat e vërteta shkojnë përtej pamjes së tyre fizike” , ka thënë themeluesja e Project Heal, Liana Rosenman.