Një kamion që transportonte bagëti është përfshirë nga tymi në Arllat.
Në pamjet që lexuesit kanë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv, shihet se kamioni është ndalur në shiritin emergjent të autostradës.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në këtë incident.
Klankosova.tv ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe posa të ketë një përgjigje zyrtare, do të ju mbajë të informuar.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AH
SHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.