10.11.2019 · përditësuar para 2432 dite1 min lexim
Çdo vit, kur dëgjoni zilen dhe kamionin e kuq të ndriçuar në ekranin tuaj, ju e dini që festat janë afër.
Po flasim për kamionin e famshëm të Krishtlindjeve, Coca-Cola, i cili paraqitet në reklamat festive çdo vit dhe del në një turne në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Klan Kosova.
Dhe nëse ende nuk e keni parë në ekran, atëherë kemi një lajm të mirë – ai po kthehet edhe një herë për Krishtlindjet e këtij viti.
Coca-Cola ka konfirmuar se kamioni, i cili shpërndan pije falas në qytete në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, do të nisë turneun në dhjetor të këtij viti.
Ende nuk janë publikuar data dhe ndalesa zyrtare të turneut.
Megjithatë në një mesazh në faqen e tyre të internetit, një zëdhënës tha: “Festat po vijnë ... së shpejti!”.
“Turneu ikonik i kamionëve për Krishtlindje, Coca-Cola së shpejti do të kthehet për vitin 2019, duke përhapur magjinë e festave në Mbretërinë e Bashkuar! Detajet do të zbulohen shumë shpejt”, thuhet më tej në postim.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
V
SHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.