Tre persona kanë mbetur të lënduar lehtë në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në afërsi të Kërshit të Dudës në pjesën jugore të Mitrovicës, raporton Klan Kosova.
Personat në fjalë ndodheshin në kamion, i cili për shkak të përshtatjes jo të duhur të drejtimit me kushtet e rrugës, ka rënë në Ibër.
Bëhet e ditur se të aksidentuarit janë transferuar në qendrën kryesore të mjekësisë familjare në veri të Mitrovicës.
Më poshtë mund ta ndiqni raportimin nga vendi i ngjarjes, të gazetares Endrita Bajrami.
https://www.youtube.com/watch?v=AbmUhvyg2a4
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.