Lajmet e fundit

Fotografi të reja janë publikuar ku shihet momenti i goditjes dhe më pas edhe shpërthimi i një predhe izraelite në një bllok banesash në Bejrut.
Ky bllok banesash ishte një prej pesë ndërtesave të shkatërruara nga sulmet ajrore vetëm të premten, raporton “Sky News”, transmeton Klankosova.tv.
Izraeli ndërmori sulme ajrore në lagjet jugore të Bejrutit për të katërtën ditë me radhë të sulmeve intensive.
Nuk është raportuar për viktima nga ky sulm i fundit.
Një fotograf i “Associated Press” ka kapur një sërë imazhesh që shfaqin një predhë izraelite që i afrohet dhe e godet banesën në zonën Tayouneh të Bejrutit. /Klankosova.tv
[caption id="attachment_2427317" align="alignnone" width="640"]
Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP[/caption]
[caption id="attachment_2427316" align="alignnone" width="640"]
Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP[/caption]
[caption id="attachment_2427315" align="alignnone" width="640"]
Predha izraelite në një banesë në Bejrut. Foto: AP[/caption]