Lajmet e fundit

Një polic ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Roganë të Kamenicës, derisa një tjetër ka pësuar lëndime të rënda.
Kështu bëri të ditur për Klankosova.tv Ismet Hashani, zëdhënës i policisë për rajonin e Gjilanit.
"Aksidenti ka ndodhur rreth orës 12:20 në mes të një mjeti motorik katërrotësh të Policisë së Kosovës dhe një veture civile në vendin e quajtur "Te tyrbja"", tha Hashani.
Hashani tha se polici tjetër i cili u lëndua rëndë po trajtohet në qendren rajonale emergjente.
https://www.youtube.com/watch?v=cgGgP06V1g4

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.