Dy burra janë shoqëruar në stacionin policor, pasi policia i kishte vërejtur se kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.
Sipas policisë, kosovarët me një kamion me drita të fikura, kryen ilegalisht kufirin, transmeton Klankosova.tv.
“Janë ndaluar dy të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit janë vërejtur se me kamion me drita të fikura kanë kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin, është njoftuar prokurori, të dyshuarit lirohen dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.