Diana ka diskutuar me Sarën për jetën jashtë izolimit në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.
Diana ka thënë se është shumë e lumtur jashtë dhe ka një shoqëri shumë të mirë prej 5 vajzash dhe se bëjnë gjithçka bashkë tash e shumë vjet.
Megjithatë, Diana ka thënë se si të gjithë njerëzit e tjerë edhe ajo ka pasur shumë sfida në jetë.
“Jam shumë e lumtur dhe falënderuese për mënyrën se si jetojë jetën. Më është dashur të përballem me shumë gjëra gjatë jetës si të gjithë të tjerët. Por tash kam ardhur në një pikë që jam shumë e lumtur – shpirtin e kam të lumtur dhe kam punuar shumë për të arritur në këtë pikë”, tha Diana.
https://www.youtube.com/watch?v=vBk05m-T10I
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip 1 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.