Lajmet e fundit

Adrien Rabiot ka thënë se ka kërkuar për të diskutuar mbi një huazim nga PSG-ja që në janar.
Mesfushori 20 vjeçar, është i shqetësuar dhe nuk po ka shumë minutazh për të luajtur me kampionët e Francës, pavarësisht se ka filluar si startues në shtatë ndeshje këtë stinor përfshirë edhe atë të së premtes mbrëma ku ekipi i tij fitoi 3-0 ndaj Nice.
Rabiot ka qenë i lidhur me disa klube nga Premier Liga në të kaluarën, përfshirë Aresnalin, Tottenhamin dhe Neëcastle, përderisa edhe klubet nga Italia Inter dhe Milan kanë shprehur interesim.
“Unë i kam kërkuar presidentit për një lëvizje në janar nëse koha në fushë është e pamjaftueshme,” i riu ka thënë për Telefoot.
“Është diçka që ai nuk mund ta refuzojë – E di se unë i pëlqej shumë atij.”
“Kur ju ushtroni tërë javën, ju dëshironi të jeni në fushë të lojës. Ndonjëherë kjo nuk është e mundshme dhe është frustruese.”
“Parsi është qyteti im. Është e mrekullueshme të luash këtu. Nëse do të mundja ta imponoja vetën këtu do të ishte brilante. Do të isha i gatshëm të luaja tërë karrierën time në PSG nëse do të isha shartues. Do t’i shihja gjërat ndryshe, kjo është e sigurt.