Stresi ka pyetur Xhenetën rreth zhgënjimeve që pati me banorët e ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 3.
Ajo u shpreh se është zhgënjyer shumë nga Drenusha për cilën u shpreh se i ka dhënë gjithçka, transmeton Klankosova.tv.
“Është personi që unë kam bë shumë për të dhe në momentin që mu ka kthyer për mua ka qenë zhgënjim, është Drenusha që unë e kam kursyer në shumë situata e kam ruajt shumë dhe jam përla me shumë persona për të. E kam arsyetuar tek banorët dhe publiku, mënyra qysh ajo mu ka kthy ka qenë zhgënjim”, u shpreh Xheneta.
Ajo, mes tjerash, u shpreh se nuk e di se si do të jetë raporti i tyre pas mbarimit të spektaklit.
Por, për më shumë detaje nga diskutimi i tyre, ndiqeni videon në linkun më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=TezoeL9jh3I
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek big brother vip dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.