Lajmet e fundit

Sipas një studimi, një britanik mesatar ka kaluar në total 40 orë ulur në kanape këto Krishtlindje.
Hulumtuesit zbuluan se britanikët kryesisht e kishin kaluar këtë festë në kanape duke ngrënë shumë, duke shikuar filma të James Bond-it, apo duke u grindur për lojëra që luhen me tablo.
Po ashtu, mësohet se shumica janë 40% më pak aktivë gjatë kësaj kohe festive sa që janë në ditët e tjera.
Hulumtimi i dy mijë të rriturve që festuan Krishtlindjet, u komisionua nga organizata bamirëse The Ramblers.
Kjo erdhi si paraprijëse e mbajtjes së festivalit të përvitshëm “Festival of Winter Walks”, që do të ndodhë më 7 janar, 2018.