Carlos Sainz ka bërë një xhiro të jashtëzakonshme në shtegun italian Monza gjatë kualifikimeve në Formula 1 të shtunën.
Piloti spanjoll i Ferrarit me këtë rast siguroi edhe pole position në vendin që njihet si shtëpia e kokëkuqes italiane përcjell klankosova.tv.
Me këtë rast ai e siguroi pozitën e parë startuese personale këtë sezon dhe të dytën për Ferrar-in.
Por kjo nuk ishte aspak e lehtë pasi kualifikimet dolën të jenë tepër dramatike.
Sainz e mori pozitën e parë me kohën 1:20.294 duke e lënë kampionin aktual Max Verstappen pas vetes vetëm për 13 të qindtat.
Megjithatë ngushtë ishte shumë koha edhe me kolegun e tij të ekipit Charles Leclerc i cili e zuri vendin e tretë me vetëm 67 të qindtat vonesë.
Ndërkohë ish kampioni i botës Lewis Hamilton do të startoj nga vendi i 8-të.
Gara për shpërblimin e madh të Italisë në shtegun Monza zhvillohet të dielën në ora 15:00 dhe transmetohet në Artmotion.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.