Lajmet e fundit

Alexandre Lacazette do të jetë futbollist i Arsenalit brenda dy ditëve të ardhshme.
Këtë e ka konfirmuar presidenti i Lyon, Jean-Michel Aluas, shkruan Mirror, transmeton Klan Kosova.
Ai pritet që të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me topçinjtë, që pritet të paguajnë për të 44 milionë funta.
Aulas ka thënë se për shumën e transferimit ende nuk ka një pajtim mes dy palëve, por që vlerat që kanë ofruar nuk janë larg.