Lajmet e fundit

Tre persona janë ndaluar nga Policia e Kosovës nën dyshimin për kalim të paautorizuar të kufirit.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 16:00 në pikën kufitare të Hanti të Elezit, ku njësia policore ka ndaluar tre të dyshuar, shtetas të Maqedonisë së Veriut.
Të njëjtit kanë deklaruar se kanë hyrë në mënyrë ilegale në Republikën e Kosovës pasi nuk posedonin dokumente identifikimi.
Me urdhër të prokurorit kompetent, është iniciuar rasti për “kalim të paautorizuar të kufirit”, ndërsa të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, transmeton Klankosova.tv.