Lajmet e fundit

Kaley Cuoco do që të gjithë ta marrin vesh se ajo nuk është shtatzënë.
Aktorja 33-vjeçare e serialit të famshëm Big Bang Theory reagoi në Instagram Story ndaj disa akuzuesve që kanë thënë se ajo ishte me barrë.
Kaley së fundmi e ka postuar një fotografi të saj të lezetshme me bashkëshortin Karl Cook duke u puthur në muajin e tyre të mjaltit dhe nga mënyra se si ajo është e mbështetur dhe fustani që i valëvitej, ndjekësit e saj konkluduan se ajo po e fshihte barkun – që në fakt nuk qenka e vërtetë.
“Më vjen keq që jam përkulur në atë mënyrë që fustani im të kamuflohej nga era dhe që ju ka bërë ta mendoni atë gjë”, shkroi Kaley. “Pyetje: A do vinit ne drejtimin tim dhe të ma bënit këtë pyetje në fytyrë?” – shtoi ajo.
https://www.instagram.com/p/BrkqfyMB_2k/