Liridon Kalenderi e ka fituar garën në automobilizëm që u zhvillua sot në Zym.
Sportisti ka thyer rekord duke e siguruar titullin e kampionit për kampionatin e këtij viti në vend, njofton Klan Kosova
“Kalenderi me Mitsubishi Evo 9, deri te fitorja e sotme arriti me kohën e përgjithshme prej 03:07.759 minuta (duke llogaritur të dyja vozitjet), ndërsa kohën më të mirë e pati në vozitjen e dytë (01.33.826 minuta) me të cilën edhe vendosi rekord në klasën e tij”, thuhet në një njoftim.

Ndërsa, Liridoni pas fitores është shprehur i kënaqur me rezultatin e arritur.
“Realisht është garë më pak atraktive se ajo në Brezovicë, me shteg më të shkurtër e me më pak kthesa, por që gjithsesi i pati edhe rreziqet e veta. Ka mbetur edhe gara në Gjakovë dhe shpresoj që edhe atje të shkojë gjithçka në mënyrën më të mirë”.
Në poziten e dytë u rendit Përparim Dushi në plasmanin e përgjithshëm, gjithashtu me Mitsubishi Evo 9, i cili në krahasim me fituesin pati vonesë prej 03.299 sekonda.
●●●
ESHKRIMI NGA
Er.El
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.