Lajmet e fundit

Një grup i grave me sëmundjen Crohn janë bashkuar për të krijuar një kalendar ku ato shihen me të brendshme për të provuar për të gjithë që sëmundjet e ndryshme nuk ju ndalojnë nga të qenit sexy.
Gratë që janë në këtë kalendar kishin një operacion për të hequr disa pjesë të zorrëve të tyre dhe si pasojë duhet të përdorin një qese.
“Ekziston një stigmë rreth përdorimit të kësaj qese dhe idesë së pas kësaj nuk konsiderohesh më femër sexy dhe ne donim të provonim të kundërtën” tha Samantha Caëley që është edhe organizatorja e këtij kalendari, transmeton Klan Kosova.
"Unë e di se ka disa gra që nuk duan të jenë lakuriq para partnerëvë të tyre sepseato nuk kanë vetëbesim dhe shpresoj se ky kalendar do të bëjë diçka ose do të jetë një ndihmë që këto femra të rindërtojnë besimin e tyre” përfundoi ajo.
Të gjitha paratë e grumbulluara nga shitja e këtij kalendari do të shkojnë në një organizatë që ofron mbështetje për njerëzit që diagnostifikohen me sëmundje të ndryshme të zorrëve