Kalaja e Novobërdës rrezikon të shembet.
Muret e saj kanë pësuar çarje të mëdha edhe pse është në fazën e saj të renovimit.
Fotot e publikuar nga Sali Shoshi, Drejtori Ekzekutiv i Organizatës për Trashëgimi Kulturore pa Kufi.
"Hala kurgjo skemi pa në Kalanë e Novobërdës - këto çarje në krejt strukturën e saj kallxojnë që Kalaja shpejtë ka me ra përtokë. Miliona Euro të #EU të shpërdorume nga #UNESCO ".
Bashkimi Evropian i ka ndarë mjetet për renovimin e kësaj kalaje.
Një kompani nga Serbia është përgjegjëse për kryerjen e punimeve të restaurimit.
Për shkak të neglizhencës nga ana e punëkryesit "Kalaja e Novobërdës" rrezikon të shembet.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.