Lajmet e fundit

Ish mesfushori i Milan dhe Real Madrid, Kaka, që pati fituar Kupën e Botës më 2002 me Brazilin, i ka dhënë fund karrierës së tij.
35 vjeçari që karrierën e kishte nisur me Sao Paolo në Brazil, së fundmi luante në MLS te Orlando City, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Kaka ka zhvilluar ndeshjen e fundit me Orlando në muajin tetor dhe një muaj më pas thuhej se i është ofruar puna e drejtorit në klubin e Milanit.
Ai është një nga tetë futbollistët që kanë fituar tripletën, Kupën e Botës, Kupën Evropiane dhe Ligën e Kampionëve si dhe Topin e Artë.
Si një krishter i devotshëm, Kaka ka shkruar “At, ishte më shumë se që kisha paramenduar. Faleminderit! Tash jam gati për udhëtim tjetër. Në emrin e Jezusit. Amen”.