Lajmet e fundit
Mesfushori ka impresionuar me paraqitjet e tij, edhe në ndeshjen e fundit ndaj Stoke Cityt, gjë që e ka bërë bashkëkombasin e tij t’a shoh si zëvendësues të Gerrardit.

Kaka mendon se Liverpool duhet të ndërorojë një skuadër rreth Philippe Coutinhos, tash pas largimit të kapitenit Steven Gerrard.
Gerrard që i dha fund karrierës 17 vjeçare në Anfield për t’u larguar drejt La Galaxy në MLS, e la Liverpoolin pa një drejtues në fushë.
Por, Kaka mendon se Coutinho ka aftësitë për të mbushur vendin e zbrazët të lënë nga Gerrard.
“Më ka pëlqyer Coutinho gjithmonë, sepse është treguar i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Brazilin”.
“Shumë pritet nga ai, por e di që ai mund t’ia dalë”.
“Një futbollist s’bën dot një skuadër, por skuadra mund të ndërtohet rreth tij. Coutinho është njeri i mirë. Ai s’e thotë dot këtë gjë, sepse është e vështirë t’a zëvendësosh Gerrardin, por atyre u duhet dikush, dhe Coutinho është ai”.