Lajmet e fundit

“Prej ditës së konstituimit të Kuvendit janë 60 ditë, siç ka thënë KQZ 26 qershori do të jetë data kur do të certifikohen zgjedhjet, deri më 3 korrik dita e fundit, dhe rrjedhimisht do të mbahet seanca për konstituimin e Kuvendit. Dhe nëse shkohet me skenarin që të bëhet qeveria, ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të reja. Matematikisht, nëse në fillim të korrikut nis një afat 60-ditor me konstituimin e Kuvendit, në shtator do të konsumohet afati. Pas 45 ditësh do të jetë afati për të shpallur zgjedhjet e reja, dhe rrjedhimisht kah fundi i muajit tetor mund të mbahen zgjedhjet e reja”, tha ai në Klan Kosova.