Gazetari Shkumbin Kajtazi, deklaroi në “Rubikon” të Klan Kosovës se fushëbeteja gjatë zgjedhjeve mes partive opozitare dhe Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet ka qenë e pa barabartë.
Sipas tij, rezultati i nxjerrë nga 7 qershori nuk kishte qenë dy javë para se të mbaheshin zgjedhjet.
Kajtazi tha se disponimi qytetar ishte krejt tjetër dhe se 200 milionët e ndarë nga qeveria ndërruan mendimin tek popullata.
"Nuk është çështja vetëm tek 100 eurot. Është shumë më shumë", deklaroi Kajtazi në Klan Kosova.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
A
SHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.