A e kanë tashmë Kaia Gerber dhe Pete Davidson një dollap me rroba të përbashkëta?
Pasi e kishte kaluar natën në festën pas shout
“Saturday Night Live” bashkë me Pete Davidson që përflitet se është i dashuri i saj, modelja 18 vjeçare është parë të nesërmen e veshur me rroba që padyshim dukeshin se ishin marrë nga dollapi i Davidson.
Gerber kishte veshur një këmishë me katrorë kaltërezi shumë të gjerë mbi një duks ngjyrë të zezë, kapelen e të cilit e kishte vënë mbi kapelen e thurur ngjyrë të bardhë dhe që i kishte kombinuar me pantollona të ngushta të zeza, çorape dhe atlete të ngjyrës së njëjtë, si dhe syze ovale.

Kjo pamje padyshim se na e kthen në memorie një fotografi të muajit qershor të vitit 2018 ku Davidson ishte me atëherë të fejuarën e tij Ariana Grande.
Në këtë fotografi të kapur nga paparacët, ylli i
“Saturday Night Live” kishte një veshje të ngjashme – këmishë me katrorë shumë të gjerë, duks dhe dy kapele.

Sipas një burimi që ka folur për
Page Six, Gerber dhe Davidson janë parë sërish të hënën në mbrëmje duke u puthur me plot pasion.