Lajmet e fundit
Ish-portieri i Bayern, Oliver Kahn thotë që klubi i tij i vjetër nuk po e vlerëson talentin e lojtarit Mario Gotze.

Sipas tij ky lojtar nuk e meriton që të qëndrojë në bankën rezervë të kësaj skuadre.
Kahn ka kritikuar trajnerin Pep Guardiola që sipas tij e inkuadron Gotze-en vetëm në minutat e fundit të lojës.
“Për mua është e qartë se është një talent i rrallë, ai është lojtar që e bënë dallimin në lojë. Ai është lojtar që nuk ka mangësi dhe për mua është futbollisti më i mirë në botë” ka thënë Kahn.
Deri vonë gjithçka po shkonte mirë, por tash mund të thuhet se çdo gjë ka ndryshuar.
Ai ka thënë se edhe Muller po luan në pozitën e gabuar, dhe me gjithë ata lojtar gjerman që ka skuadra këto probleme nuk duhet të ekzistojnë.