16.12.2015 · përditësuar para 3882 dite1 min lexim
Shinji Kagawa ka thënë se Sir Alex Ferguson i ka veçuar Ryan Giggsin, Ëayne Rooneyn dhe lojtarët tjerë më të vjetër të Manchester Unitedit për trajtimin e tij të veçantë të “tharëses së flokëve”.
Kagaëa e ngriti trofeun e Premierligës në fund të sezonit gjatë kampanjës 2012/13.
Japonezi ka dështuar që të bëjë dallimin në klub dhe u kthye tek Borussia Dortmund një vit më pas, por metodat e ish-menaxherit tij kanë lënë gjurmë në mendjen e tij.
“Stërvitjet ai ia linte stafit të trajnerëve. Një ditë ose dy para ndeshjeve ai vinte në hotel apo stadium”.
“Megjithëse pata dëgjuar thashetheme për tretmanin e tij të veçantë, nuk kam parë menaxherë që bërtasin aq shumë. Ishtë vërtetë si tharëse flokësh sepse ai të bërtiste në fytyrë e cila ishte krejt e kuqe”.
“Ai u bërtiste edhe lojtarëve të mëdhenj si Rooney, Giggs, Scholes dhe Ferdinand”.
“Ishte përvojë e mirë në aspektin profesional, megjithatë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.