Lajmet e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka siguruar gjithsej 164 doza të serumit kundër kafshimit nga gjarpri, të cilat janë shpërndarë në institucionet shëndetësore sipas planifikimeve dhe nevojave të tyre, duke përfshirë Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF), spitalet e përgjithshme, qendrat emergjente, Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (ShSKUK), si dhe Policinë e Kosovës”.Aktualisht kujdesi parësor në kryeqytet ka 5 doza të serumit, të cilat janë distribuuar në disa QMF të Prishtinës që kanë mbulueshmëri më të madhe të fshatrave dhe lagjeve. Nga ky institucion kanë konfirmuar për televizionin se nuk kanë pasur asnjë rast që ka pësuar nga gjarpri qe dy vjet e fundit. Ndërkaq, Ministria theksoi se kanë edhe sasi tjera rezervë të serumit për nevoja emergjente dhe sipas kërkesave. Për detaje ndiqeni kronikën e përgatitur nga Klan Kosova: