Lajmet e fundit

“Umbrella cafe” që ndodhet në Preshevë është një kafiteri që ofron kafe falas për të gjithë refugjatët, migrantët dhe punëtorët…madje edhe qentë.
Kjo kafeteri është pak metra larg qendrës së strehimit të refugjatëve në afërsi të kufirit Serbi-Maqedoni, transmeton Klan Kosova.
Është një kafeteri si gjithë të tjerat por ka një të veçantë…gjithçka është falas.
Pronari i saj Valon Arifi ka thënë se po provojnë të bëjnë diçka që refugjatët të ndihen si gjithë të tjerët e as më shume e as më pak.
Sipas tij, tani për tani ka vetëm kafe dhe kroasantë por shumë shpejt do të shtohen edhe sanduiqët në menu.
“Të gjithë janë të mirëseardhur” ka thënë ai duke shtuar se ka gjithashtu në plan që të ofrojë edhe shërbime të komunikimit me e-mail dhe Skype mes refugjatëve dhe familjeve te tyre.
https://www.facebook.com/ajplusenglish/videos/vb.407570359384477/692495954225248/?type=2&theater