Ish-deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj i ka shkuar për urime familjes Haradinaj, me rastin e ditëlindjes së nanës Rukë.
Përmes një postimi në Facebook, ajo e quan nënën Rukë nënë heroinë që lindi dhe rriti gjeneralë, transmeton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, Kadrijaj tha se nëna Rukë mbetet simbol i sakrificës, i qëndresës dhe i dashurisë së pashtershme.
“Nga duart e saj dolën burra të fortë, me zemër të madhe për familjen dhe atdheun. Zoti i dhëntë shëndet, jetë të gjatë dhe krenari të pafund për gjithçka që ka dhënë”, ka shkruar ish-deputetja.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.