Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka folur për procesin gjyqësor që ka nisur ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, Hashim Thaqit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Ajo, për Klankosova.tv, ka thënë se mendon që proceset e tilla janë politike.
“Besoj në pafajësinë e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe gjithë ata që padrejtësisht që po gjykohen në Hagë. Mendoj që në fund drejtësia do të triumfojë”.
“Vërtetë marshi i djeshëm dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës e kanë treguar se vërtetë liria e ka një emër dhe ajo është UÇK-ja”, ka thënë Kadrijaj./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=1ffo2zMP6Fc
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LG
SHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.