11.11.2018 · përditësuar para 2798 dite1 min lexim
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli këtë të diel ka zgjedhur që nën shoqërinë e ministrit të Kulturës, Kujtim Gashin, ta vizitojë kalanë e Korishit.
Ndërsa ka komentuar bukuritë që ka hasur në këtë kala, ai ka thënë se kjo nuk është e vetmja pasuri natyrore që ka Kosova prandaj duhet nxituar për t’i zbuluar dhe restauruar edhe të tjera, njofton Klan Kosova.
''Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës. Ne duhet ti zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për ti kthyer në qendra të turizmit kulturor''.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
KK
SHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.