Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, sot do të zhvillojë vizitë në Spitalin e Prizrenit.
Kadri Veseli i cili njëherit është dhe kreu i Partisë Demokratike, gjatë kësaj vizite do të shoqërohet edhe nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, njofton Klan Kosova.
Kjo vizitë e tyre në Spitalin e Prizrenit realizohet vetëm disa ditë pasi në media qarkulluan raporte se njëri nga kirurgët keqtrajtoi një paciente e cila kishte shkuar aty për të kërkuar ndihmë pas disa problemeve shëndetësore.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.