Lajmet e fundit

“Shkrimtarët që denoncuan kolegët duhet të tërhiqeshin”.
“Hapja e dosjeve një proces i vonuar".
Eni Vasili: Zoti Kadare është botuar së fundmi një libër që përmban denoncimet dhe raportimet që shkrimtarët i kanë bërë njëri- tjetrit në kohën e diktaturës. Libri titullohet në fakt “Kadare i denoncuar” edhe pse përmban dokumente për një pjesë të mirë të shkrimtarëve të kohës, pasi ju rezultoni shkrimtari më i denoncuar nga ish- kolegët. Së pari çfarë mendoni për këtë botim dhe si ndjeheni ndaj këtyre raportimeve që lexoni tani?
Ismail Kadare: Ky botim i Zotit Kaloçi është shumë i rëndësishëm, jashtëzakonisht i rëndësishëm. Unë kam vite dhe jo vetëm unë por edhe të tjerë që kërkojmë të zbulohet e vërteta e arkivave të fshehta.
Çdo diktaturë kur bie, në prag të rënies sidomos, ka një merak të madh, një hall të madh, të fshehë krimet. Ky është një obsesion, fiksim i saj, të fshehë krimet për të mos lënë gjurmë.
Edhe Hitleri që ishte arroganti më i madh në histori ishte shumë i kujdesshëm të mos linte gjurmë të shkruara në emrin e tij, për urdhra, për krime.
Dhe atëherë, një demokraci kur vjen mendimi i saj i parë duhet të jetë e kundërta, ti hapë sa më shpejt arkivat, të zbulojë krimet që kjo diktaturë kishte ankthin kryesor për ti fshehur.
Kjo ka vonuar në Shqipëri për fat të keq. Mendimi është i njohur, të gjithë e thonë dhe nuk bëhet pothuaj asgjë ende, ndaj ky libër mund të merret si nismëtar i një procesi, është ende i paplotë, por aq sa është, sepse ka ende një pjesë të madhe të pazbuluar,kjo është i një rëndësie të klasit të parë.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më shumë:
http://www.mapo.al/2015/11/kadare-kush-spiunoi-nuk-duhet-te-fuse-me-hundet-ne-letersi