Lajmet e fundit

Në 80-vjetorin e lindjes. “Onufri” riboton “Nëntori i një kryeqyteti”.
Në prag të 80-të vjetorit të lindjes së shkrimtarit tonë të njohur, Ismail Kadare, shtëpia Botuese “Onufri” ka hedhur në treg të ribotuar romanin “Nëntori i një kryeqyteti”, i botuar për herë të parë në vitin 1974.
Më shumë se 40 vjet nga shkrimi i këtij libri, ai vijon të jetë një ndër librat e kërkuar të Kadaresë.
Ngjarjet e romanit, janë të përqendruara rreth ndërtesës së Radiostacionit të kryeqytetit shqiptar në ditët e çlirimit të tij, nëntor i vitit 1944, janë të ndërthurura me atmosferën e hakmarrjes ndaj klasës së përmbysur.
Në vitin 1989, kur shtëpia botuese gjermano-perëndimore “Neuer Malik Verlag” shfaqi dëshirën për përkthimin gjermanisht të veprës, autori, duke përfituar nga njohja me përkthyesin Robert Shvarc dhe në mirëbesim të tij, i paraqiti një dorëshkrim të retushuar, të cilin nuk kishte pasur mundësinë ta botonte.
Botimi në gjermanisht u bë sipas versionit të retushuar. Teksti i botimit të tanishëm të romanit nuk ka asnjë ndryshim nga versioni i përkthyer dhe i botuar në gjermanisht.
Dalja e romanit në vitin 1975 nuk u shoqërua me ndonjë pritje të bujshme nga kritika. Shkrimtari po kalonte në këtë kohë një periudhë të vështirë në marrëdhëniet e tij me regjimin.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë:
http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2016/01/27/kadare-arrin-te-shmange-rreziqet/