Lajmet e fundit

Ergys Kaçe nuk do të lërë Kombëtaren. Përkundër raportimeve mediatike që paralajmëronin dicka të tillë, mesfushori ka konfirmuar se as nuk e ka menduar dicka të tillë. Supersport kontaktoi me 23-vjecarin, i cili bëri të ditur se gjithcka në lidhje me këtë çështje e ka sqaruar në një intervistë dhënë për faqen zyrtare të Federatës Shqiptare të Futbollit duke e sugjeruar në këtë mënyrë si pikë referimi pas lajmeve nga më kontradiktoret në lidhje me të. Në intervistën për faqen zyrtare të organizmit drejtues të futbollit Shqiptar, pyetjes se sa të vërteta janë aludimet për largimin e tij nga skuadra Kombëtare, Kaçe i përgjigjet teksualisht në këtë mënyrë.