Lajmet e fundit

Kandidatja për deputete nga radhës e Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj sonte në “Edicionin Special” në Klan Kosova ka folur për sektorin e sigurisë.
Ajo u shprej se të gjithë ata që shërbejnë në këtë sektor të kenë sigurime shëndetësore dhe jetësore.
“Shumë e rëndësishme është trajtimi dinjitetshëm i të gjithë atyre që shërbejnë në sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes. Ne e dimë që të gjithë ata që shërbejnë në ushtri, në AKI, në polici, te zjarrfikësit, betohen me rreziku, me dhënë edhe jetën e tyre për shtetin, e kanë dhënë jetën e tyre për shtetin dhe janë lënduar gjatë shërbimit në punë dhe kanë përfunduar duke i bartur pasojat vet”.
“Në pjesën e sigurisë ne do të sigurohemi që të gjithë ata që shërbejnë në këtë sektor të kenë sigurime shëndetësore dhe jetësore”, u shpreh Kabashi Ramaj./Klankosova.tv